Lajme Ballkan

Vuçiq zhvillon bisedë telefonike me Blinken, theksohet nevoja për paqe dhe stabilitet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte në mbrëmje ka biseduar në telefon me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, rreth situatës në Kosovë, rrugën evropiane të Serbisë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Kemi shkëmbyer mendime për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe posaçërisht theksova se paqja e stabiliteti në të gjithë rajonin, një e ardhme e sigurt ekonomike janë qëllimet kryesore për të gjithë njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Vuçiq.

Sipas tij, ekziston një pajtueshmëri se Serbia dhe SHBA-të kanë mundësi të shumta për përmirësimin e partneritetit dhe bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme, shkruan Tanjug.

Presidenti Vuçiq javën e kaluar kishte theksuar se javët e fundit është duke u bërë një presion i vazhdueshëm në drejtim të Serbisë rreth arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

/Shqip.com