Lajme Ballkan

Vuçiq: Urdhër arresti për Putinin, ia vështirëson pozicionin Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Në prag të takimit të 18 marsit në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se urdhër arresti i lëshuar sot nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin rus, Vladimir Putin, ia vështirëson pozicionin Serbisë.

Ai ka thënë se Serbia do të ketë kujdes të shtuar në lëvizjet që bënë.

Ai ka akuzuar Perëndimin për presion ndaj shteteve që nuk janë kthyer ashpër kundër Rusisë.

Është fare e sigurt se bota po rrëshqet në një përshkallëzim shtesë të konfliktit dhe një përshpejtim të konfliktit”, tha Vuçiq në një fjalim para qytetarëve.

Vuçiq ka thënë se nuk do të nënshkruajë asgjë nesër në Ohër.

Po ju them se nuk do të nënshkruajë asgjë dhe ata nuk brengosen për këtë gjë… dua të flas për normalizim, në mënyrë që të diskutojmë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar tutje presidenti serb.

/Shqip.com