Lajme

Vuçiq: Serbia është ushtarakisht neutrale, por do bashkëpunojë korrekt me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit që kishte me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer, tha se është e rëndësishme që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës në Kosovë.

Ai tha se Serbia është ushtarakisht neutrale, por do të vazhdojë bashkëpunimin korrekt me NATO-n.

“Paqja dhe de-përshkallëzimi i tensioneve janë detyra kyçe për të gjithë ne. Serbia është ushtarakisht neutrale, por do të vazhdojë bashkëpunimin korrekt me NATO-n.

Anëtarët e KFOR-it kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe në mbrojtjen e serbëve dhe komuniteteve të tjera joshqiptare në Kosovë”, raporton Kosovo Online.


/Shqip.com