Lajme

Vuçiq: Shteti i Surinamit e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pretneduar se shteti i Surinamit e ka tërhequr njohjen ndaj Republikës së Kosovës.

Këtë deklaratë, Vuçiq e ka bërë pas takimit që kishte me Albert Ramdin, ministër i Punëve të Jashtme nga Surinamit, ka raportuar Tanjug.

Teksa ka folur për këtë, Vuçiq ka propganduar me gjoja ”pavarësia e Kosovës është e njëanshme“, duke u thirrur në të drejtën ndërkombëtare.

Por Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), kishte potencuar qartazi se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Përkundër kësaj, Vuçiq vazhdon të thirret në këtë të drejtë e që gjykata që e përfaqëson atë ia kishte dhënë Beogradit verdiktin në pyetjen e shtruar.

/Shqip.com