Lajme

Vuçiq: Shtatë çnjohje për Kosovën i kam në fiok, i tregoj kur të duhet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media ka pretenduar se i ka në fiok “shtatë çnjohje të Pavarësisë së Kosovës”.

Ai ka thënë se janë një numër i vendeve që kanë deklaruar se tashmë janë të gatshme për ta tërhequr njohjen për Kosovën, dhe se numri i tyre, sipas Vucic, ka shkuar nga katër në shtatë.

 “Ato dokumente janë në fiokun tim, askund tjetër. Ato janë shtatë. Do t’i zbulojmë kur të është e nevojshme. Është punë e vështirë dhe luftë e vështirë”, ka thënë presidenti i Serbisë, raporton Danas.

Sipas tij, Serbia në forumet ndërkombëtare do të ketë mbështetjen e shumicës së botës, prandaj ”Kosova nuk mund të bëhet pjesë e Interpolit, UNESCO-s dhe OKB-së”.

Ai ka bërë të ditur se javën e ardhshme do t’i shkruajë një letër KFOR-it me një kërkesë lidhur me Rezolutën 1244 të OKB-së, kështu që, siç tha ai, do të shihet se sa do të respektohet ajo rezolutë./SHQIP.com