Lajme Ballkan

Vuçiq – shqiptarëve: Duhet ta shihni Serbinë si “shtëpi të dytë”

Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se shqiptarët duhet ta shohin Serbinë, si “shtëpinë e tyre të dytë”, përcjell Shqip.com.

Këto deklarata ai i ka bërë në konferencën për media së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe kryeministrin e Maqedonisë  së Veriut, Zoran Zaev, në takimin për “Open Balkan” në Tiranë.

Lexo edhe:
“Open Balkan”: Nënshkruhen disa marrëveshje të reja rajonale

”Ne duam të shohim më shumë turistë nga Tirana, nga Shkupi, nga të dyjat shtetet. Dua t’ju mirëpresim në Serbi, që Serbinë ta shihni si shtëpinë tuaj të dytë, sepse edhe ne duam që të ndjehemi të tillë kur vijmë në Shqipëri, apo edhe në Maqedoninë e Veriut. Kjo në mënyrë që të mos ketë më kufij për kompanitë tona. E pamë se sa të kënaqur ishin ata gjatë kësaj iniciative të nisur”, deklaroi Vuçiq.

Sipas tij, kjo pasi që ngjashëm kanë dëshirë të ndihen edhe serbët kur vizitojnë Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut.

”Kemi arritur që gjërat të ecnin në mënyrë që të qytetarët e vendeve tona të shohin arritjen. Kjo nismë s’ka të bëjë as me Serbinë e madhe, as me Shqipërinë e madhe. Le të mos humbasin në këto diskutime që kanë të bëjnë me të shkuarën, sepse duke folur për këto gjëra, nuk mund mund të shkojmë kah e ardhmja”, shtoi ai.

Ndryshe, Rama, Vuçiq dhe Zaev kanë qëndruar të martën në Tiranë ku edhe kanë pasur një mbledhje për diskutim për “Open Balkan” por edhe kanë nënshkruar disa marrëveshje./SHQIP.com