Lajme

Vuçiq: Shpresoj të paktën në një marrëveshje në dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Në prag të vazhdimit të sotëm të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik në Bruksel, presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi se shpreson të paktën në një marrëveshje, raporton Tanjug.

“Shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje, sepse kjo do të ishte marrëveshja e parë për disa gjëra themelore, të cilat do të ishin të rëndësishme” është shprehur Vuçiq.

Ai po ashtu është shprehur se është i interesuar edhe se çfarë do të ndodhë të enjten, më 23 qershor në Takimi i Samitit të Brukselit do të mund të konkludojë se cila do të jetë arkitektura e Evropës.

I pyetur nga gazetarët se çfarë pret nga dialogu i sotëm në Bruksel, Vuçiq është përgjigjur të hënën se pret që të jetë në rregull, përveç nëse, thotë ai, pala tjetër “shpik diçka sërish”.

Sot në Bruksel pritet të takohet delegacionet e Kosovës dhe Serbisë ku do të diskutohet për marrëveshjen për energjinë elektrike./Shqip.com