Lajme

Vuçiq shpallet qytetar nderi në Zveçan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u shpall të hënën qytetar nderi i Zveçanit dhe çelësat e qytetit u morën në emër të tij nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, në akademinë ceremoniale me rastin e 30 vjetorit të bashkisë.

Vuçiq u shpall qytetar nderi për shkak të “angazhimit të tij për ruajtjen dhe investimet e shumta në Kosovë, veçanërisht në Zveçan”, raporton Tanjug, transmeton Shqip.com.

Siç raportojnë mediat serbe, ai deklaroi se shpreson që disa breza të palindur, kur të shikojnë të kaluarën, do të jenë në gjendje të thonë se “kjo Serbi e pasur, e suksesshme dhe e populluar në të cilën jetojnë, u bë e mundur në kohën e brezit tonë dhe është falë punës tonë, mençurisë, guximit dhe largpamësisë”./Shqip.com