Lajme Ballkan

Vuçiq shkarkon dhe qorton para kamerave drejtorin e Energjetikës në Serbi

Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të dielën ka shkarkuar nga puna ushtruesin e detyrës së drejtorit të Energjetikës në Serbi, Milorad Grçiq, transmeton Shqip.com.

Kjo është bërë para kamerave pasi Vuçiq e turpëroi atë duke e qortuar se nuk e kishte njoftuar për një zjarr në bllokun B1 të termoelektranës.

Vuçiq iu drejtua atij duke i thënë se ka kohë ta stabilizojë systemin deri në Vitin e Ri e më pas “të gjejë një punë tjetër”, raporton B92.

Grçiq iu përgjigj Vuçiqit se problem u zgjidh shpejt, por që ky i fundit tha se duhej treguar për këtë e jo ai të merrte njoftimin nga BIA.

“Mos më ngarko. Unë mendoj se deri në Vitin e Ri ti do ta stabilizosh këtë, dhe pastaj bëj diçka tjetër”, tha Vuçiq./SHQIP.com