Lajme

Vuçiq pyetet për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së: Disa prej tyre s’janë larg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur edhe njëherë për takimin në Ohër midis Kosovës dhe Serbisë.

Deri sa është pyetur për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, Vuçiq ka pyetur se në cilën pjesë të marrëveshjes thuhet kjo, ndërsa ka pranuar se disa prej tyre “nuk janë shumë larg” që ta bëjnë këtë.

“Disa prej tyre nuk janë shumë larg, por ato kanë qenë prej vitesh. Sigurisht që nuk është shkruar askund. Kjo është një tjetër nga gënjeshtrat e shumta”, ka thënë Vuçiq.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka bërë publik planin e për zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Në shtojcën e publikuar thuhet se Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi, në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

/Shqip.com