Lajme

Vuçiq: Prioritet i Serbisë është formimi i Asociacionit në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.

Pas takimit, Vuçiq, përmes një postimi në Instagram, tha se prioritet i Serbisë është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Tutje, ai theksoi se do të angazhohet në formimin e Asociacionit “siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit”.

“Zhvillova një bisedë të hapur me, Chris Murphy dhe Gary Peters të cilët i falënderova për angazhimin në mbështetjen e dialogut me Prishtinën. Theksova se formimi i Asociacionit së Komunave (me shumicë) Serbe është prioritet, si dhe se ne do të vazhdojmë të insistojmë në implementimin e Asociacionit siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiq.

/Shqip.com