Lajme Ballkan

Vuçiq: Po punoj në kuadër të dialogut të ketë liberalizim edhe për serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka thënë sot se është duke punuar për liberalizimin e vizave për serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se këtë çështje është duke e diskutuar në kuadër të proesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi pyetur për këtë në fillim dhe nuk na e dhanë për shkak të dëshirës së tyre për të treguar se Kosova është shtet sovran dhe për këtë aryse na refuzuan, port ani në kuadër të dialogut që në takimin e parë e kemi përmendur pikërish këtë kur filluan të flasin për liberalizimin e vizave. Mendoj se pothuajse është e pamundur që ata të përjashtojnë serbët nga Kosova”, ka thënë Vuçiq, shkruan RTS.

Ai ka thënë se një gjë e tillë s’do të ndodh menjëherë por shton se mund të gjendet zgjidhje deri në fund të vitit.

/Shqip.com