Vuçiq përmend Asociacionin në takimin me Donfried
Ndihmës sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Evropën dhe Azinë, Karen Donfried sot gjatë ditës ka qëndruar në Serbi për vizitë zyrtare.
Ajo është pritur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilin kanë biseduar për marrëdhënieve midis dy shteteve si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Presidenti i Serbisë gjatë takimit ka thënë se Serbia i ka përmbushur detyrime ndërsa Prishtina po i shmanget zbatimit të detyrimeve të saja.
“Edhe nëntë vjet pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit dhe planit të zbatimit, themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk ka filluar”, ka thënë Vuçiq.
Ndërsa ndihmës sekretarja amerikane Donfried, ka përshëndetur iniciativën “Ballkani i Hapur”, duke thënë se është mundësi për të promovuar potencialin investues të rajonit./Shqip.com