Lajme Ballkan

Vuçiq për njohjen e Kosovës: Jo, shkurt dhe qartë

Presidenti i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në pyetjen se a është në përgatitje të njohjes së pavarësisë së Kosovës, u përgjigj duke thënë se “Jo, shkurt dhe qartë”, transmeton Shqip.com.

Ai ka deklaruar se është i shqetësuar për siç tha “situatën në Bosnjë dhe gjithçka që mund të ndodh, natyrisht jo me veprim të pavarur por me mbështetjen e atyre që krijuan shtetin e Kosovës”.

Në një intervistë për gazetën “Novosti”, Vuçiq ka folur për temat më aktuale ekonomike dhe politike dhe qëndrimin e Serbisë.

Por, presidenti serb thotë se më së shumti është i shqetësuar për situatën në rajon dhe presionet e jashtme./SHQIP.com