Lajme Ballkan

Vuçiq pas takimit me kryeministrin e Spanjës: Po thellohet bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos.

Në një postim në Instagram, Vuçiq ka thënë se Serbia vazhdon të forcojë marrëdhëniet me Spanjën.

“Gjithmonë një takim domethënës me mikun tim të madh Sánchez pas prezantimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror dhe një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime mbi temat e forumit të këtij viti. Pres me padurim sukseset ekonomike të Spanjës, për të cilat foli Pedro Sánchez, dhe ne vazhdojmë për të forcuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Spanjës”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram, raporton Tanjug.

/Shqip.com