Lajme Ballkan

Vuçiq: Nuk mund të flasim për njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e raundit të ri të dialogut me Kosovën, i cili u mbajt dje në Bruksel, tha se përgjigja e shtetit serb u është dorëzuar përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Ai ka theksuar se “nuk duam të diskutojmë për njohjen reciproke, njohjen dhe hyrjen e Kosovës në OKB”.

Sipas tij, shanset që propozimi evropian të ndryshojë janë zero dhe se Serbia është e gatshme të negociojë planin e zbatimit.

Nuk jemi pajtuar, biseduam, por që do të ketë më tepër bisedime. Por nuk flasim për njohjen e Kosovës apo hyrjen e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Unë e kam thënë të vërtetën çdo herë. Nuk jemi sjellë vërdallë dhe sipas tekstit të BE-së, plani është një ide e Makronit dhe Scholzit. Ata e vendosën atë në letër dhe nuk  pyetëm më tepër. S’kishte mundësi për të negociuar. Ata thanë lëreni ose merreni”, ka theksuar Vuçiq.

Ai ka vazhduar duke thënë se nëse plani nuk do të pranohej do të kishte pasoja për palën që e bën këtë.

Presidenti serb duke vazhduar tha se janë katër marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe. Sipas tij, marrëveshja bazë është e vitit 2013, e dyta është mandati i ekipit menaxhues, e treta është plani i zbatimit dhe e katërta është marrëveshja e parë për parimet.

“Përveç kompetencave të Asociacionit, si forcimi i demokracisë, kujdesi shëndetësor parësor dhe sekondar, kushtet për të kthyerit, aktivitetet kërkimore, ajo gjithashtu mund të promovojë dhe përfaqësojë interesat e përbashkëta të anëtarëve të Asociacionit dhe t’i përfaqësojë ata para autoriteteve në Prishtinë.

Përbëhet nga kuvendi, kryetari, këshilli, bordi dhe administrata. Kanë të drejtën e zotërimit të sendeve të tyre të luajtshme dhe prona të paluajtshme, të ketë kompani, flamur, stemë”, ka shpjeguar Vuçiq, duke shtuar se vendimet merren me shumicë prej dy të tretave, raporton RTS.

/Shqip.com