Vuçiq nuk e dënon agresionin rus në Ukrainë
Aleksandër Vuçiq është i vetmi lider nga vendet e rajonit i cili nuk është duke e dënuar agresionin rus në Ukrainë.
Ai ka zgjedhur heshtjen përballë vendimit të Federatës Ruse e cila këtë të enjte i ka urdhëruar forcat e saj të pushtojnë territoret e Ukrainës me arsyetimin se janë duke mbrojtur popullatën ruse.
Vuçiq është ankuar se ka trysni nga ndërkombëtarët të cilët i kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të ngjarjeve të cilat lidhen me Ukrainën.
Ai ka deklaruar se vendosja e sanksioneve është çështje e vështirë ngase populli serb është përkrahës i madh i Presidentit rus Vladimir Putin.
Kurse okupimin e Ukrainës janë duke kundërshtuar shtetet siç është Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mal i Zi dhe Shqipëria.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Ukraina nuk është përgjegjëse për luftën por Rusia e cila është duke kryer agresion.
Është shprehur se Rusia nuk do të ketë sukses në shtrirjen e ndikimit të saj në shtetet e tjera.
Kurse Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka akuzuar Federatën Ruse se është duke i dhunuar ligjet ndërkombëtare në rastin e Ukrainës.
Ndërkaq kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka kërkuar nga Rusia të tërhiqet nga pushtimi ushtarak.
I ka rikujtuar Presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit se veprimet e tilla janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Të njëjtin qëndrim e ndanë edhe Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Panderovski i cili ka kërkuar ndaljen e okupimit.