Lajme

Vuçiq: Nuk do ta njoh Kosovën, por Serbia mund ta ndihmojë me energji elektrike

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në Beograd sot se marrëveshjen e vitit 2011 për liri të lëvizjes ndërmjet Kosovës e Serbisë është i obliguar ta respektojë.

Por, ai tha se Vuçiq nuk është i gatshëm ta njoh Kosovën, mirëpo, Serbia është e gatshme të ndihmojë në parandalimin e kufizimeve të energjisë elektrike.

“Unë e kuptoj që kemi nënshkruar një marrëveshje në vitin 2011 dhe duhet ta respektoj atë, por edhe të tjerët duhet të kuptojnë se për arsye të panjohura për mua, po bëjnë lojë luftë. Në Kosovë çdo ditë do ta ndalin rrymën dhe hajde të shohim të ndihmojmë, për të kursyer të paktën 5-10 ditë. Ndërprerjet do t’i vrasin njerëzit, do të shkatërrojnë pajisjet shtëpiake. Le të kursejmë 5-10 ditë. Nëse mund të japim rrymën kur e kemi, le ta japim, e jo të thoni se Vuçiq nuk është i gatshëm për normalizim. Le t’i quajmë gjërat me emrin e vërtetë, Vuçiq nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën, ky është normalizim për ta”, deklaroi kreu i shtetit serb, raporton Danas.

Ai gjithashtu shtoi se duan t’i zgjidhin problemet mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Por jo, unë nuk do ta njoh Kosovën dhe jam menjëherë kundër normalizimit. Shikoni çfarë shkruajnë disa media botërore, çfarë gënjeshtra kanë”, deklaroi ai.

Ndryshe, takimi i fundit në mes të Kurtit dhe Vuçiq në Bruksel me 18 gusht ka përfunduar pa asnjë marrëveshje të nënshkruar./SHQIP.com