Lajme

Vuçiq: Ne pranuam talebanët tani presim miqtë tanë nga Rusia dhe Ukraina në Beograd

Qeveria e Serbisë është duke projektuar Serbinë si një shtet i paqes i cili është i gatshëm të pranojë delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës për bisedime. 

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka  komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili deklaroi se Beogradi do të ishte një vend i mirë për zhvillimin e negociatave ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

“Ky do të ishte lajmi më i mirë në botë. Ne nuk po ndërhyjmë në asgjë. Nëse dikush mendon se Beogradi është vendi më i mirë, ne jemi gati t’u ofrojmë Beogradin miqve rusë dhe ukrainas për negociata”, shtoi ai.

Vuçiq ka deklaruar se Beogradi ishte vendi në të cilën janë zhvilluar bisedimet ndërmjet talebanëve dhe palëve tjera. “Në Beograd, askush nuk e dinte se ku ishte dhe si ishte. Të gjithë ishin të kënaqur. Një informacion i tillë nuk duhet të rrjedh kurrë”, ka thënë ai.

Thotë se njerëzit në Serbi nuk e urrejnë askënd ndonëse në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës ka tifozë.  Thotë se populli i Serbisë e përkrah Rusinë shkaku edhe inatit që kanë ndaj aleancës ushtarake të NATO-së. “Nuk është e lehtë për ukrainasit. Do të ishte normale që populli serb të kuptoje vuajtjet dhe dhimbjet e tyre por disa njerëz në Serbi janë kundër Ukrainës për shkak të NATO-së e cila ka kryer agresion ndaj Serbisë”, ka shtuar ai. /Shqip.com