Lajme Ballkan

Vuçiq: Në mbrojtje të popullit të saj dhe interesave kombëtare, Serbia nuk dëshiron të fshihet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video të re me ngjarjet më të rëndësishme të javës së kaluar.

Në këtë video ai ka përmendur si ngjarje më të rëndësishme bisedat me popullin serb nga Kosova dhe rajoni.

Vuçiq tha se Serbia këtë javë ka një qeveri të re dhe i ka uruar suksese në luftën për përparim dhe mbrojtje të interesave kombëtare të shtetit dhe popullit serb, raporton Kosovaonline.

“Dhe ndërsa ne punojmë dhe ndërtojmë çdo pëllëmbë të vendit tonë të bukur, me të njëjtën vendosmëri vazhdojmë të luftojmë për paqen dhe stabilitetin, të cilat janë parakusht për çdo përparim. Në mbrojtje të popullit të saj dhe interesave kombëtare, Serbia nuk dëshiron të fshihet” tha ai

Më tutje Vuçiq është shprehur se Serbia gjithmonë do të shtrijmë dorën dhe do të ec përpara.

/Shqip.com