Lajme Ballkan

Vuçiq: Ne do të vajtojmë dhe do të dëshmojmë për krimet ndaj popullatës serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia gjithmonë do të vajtojë dhe do të dëshmojë për krimet ndaj popullatës serbe.

Gjatë një tubimi në Novi Sad, Vuçiq është shprehur se për të nëntin vit me radhë po përkujtojmë pogramin, krimin e rëndë dhe spastrimin etnik më të madh pas Luftës së Dytë Botërore kundër një kombi.

“Janë dy arsye pse jemi mbledhur sot këtu. E para është trishtimi për fëmijët e vrarë, gratë, pleqtë, 250 mijë të internuarit. E dyta është se ne do të dëshmojmë pavarësisht të gjithëve, që këto dëshmi të dëgjohen”, shpjegoi. Vuçiq në përkujtimin e 27-vjetorit të “Stuhive”, raporton Tanjug.

Po ashtu i pari i Serbisë është shprehur se fajtor kryesor për për gjithë vitet e heshtjes, harresës së lodhshme të viktimave e ka vetë ai.

Më tutje , Aleksandar Vuçiq tha sonte, në përkujtimin e 27-vjetorit të aksionit të ushtrisë dhe policisë kroate “Stuhia” në të cilin 250.000 serbë u dëbuan nga Kroacia, dhe mbi 1.700 u vranë dhe u zhdukën, se Serbia nuk është më e dobët dhe nuk do të jetë më e dobët. ulë kokën dhe vullnetin për t’u mbrojtur nga kushdo që mendon ta sulmojë./Shqip.com