Lajme

Vuçiq: Ndaj grupit të Banjskës mund të ngrihen aktakuza për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Sulmi në Banjskë
Sulmi në Banjskë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmë se organet kompetente shtetërore do të ngrenë aktakuzë për rastin Banjsko “në përputhje me ligjin për vepra të caktuara penale”.

Vuçiq tha për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS) se për këtë temë ka folur dje me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe ka shtuar se mund të ngrihen aktakuza për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Vuçiq pretendon se serbët që u përleshën me policinë e Kosovës në Banjskë ishin “të ndjekur si bisha”.

“Atyre njerëzve u është premtuar, u kam sjellë një premtim nga evropianët dhe amerikanët, se askush nuk do t’i ndjekë pas barrikadave në nëntor, dhjetor”, tha Vuçiq.

/Shqip.com