Lajme

Vuçiq: Mund të lejohen dokumentet kosovare, por me një deklaratë mosnjohëse në muret e vendkalimeve

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se janë në pritje të garancive nga Brukseli për të gjetur zgjidhje për dokumentet që serbët nga Kosova përdorin për të kaluar kufirin.

Vuçiq, bëri me dije se është gati të heq praktikën e pajisjes me formular shtesë të qytetarëve që me dokumente të Kosovës hyjnë në Serbi, duke vendosur vetëm një deklaratë të shkruar në pikat kufitare, të cilave iu referohet si admistrative.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë një shpallje të përgjithshme dhe ta vendosim nëpër vendkalimet administrative, presim garancitë e BE-së dhe në to do të shkruajë se mundësohet përdorimi i dokumenteve personale të lëshuara nga ana e Prishtinës ekskluzivisht për arsye praktike për të mundësuar lirinë e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës.

Ne kërkojmë garanci nga BE-ja për këtë, presim përgjigje nga Borelli dhe Lajçaku në tre deri në katër ditët e ardhshme, që do të thotë se çdo serb nga Kosova mund të hyjë dhe të dalë nga Kosova me dokumente nga Serbia”, ”, tha Vuçiq, të shtunën, në një adresim për qytetarët e Serbisë.

Ai theksoi se “për ne është e rëndësishme që serbët nga Kosova të mund të lëvizin me dokumente nga Serbia, të hyjnë dhe të dalin nga Kosova”, raporton Danas.

Ai përsëriti se nuk ka marrëveshje për çështjen e targave ka deklaruar se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës./SHQIP.com