Lajme

Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë të shtunën, temë kryesore pritet të jetë Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka caktuar një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shtunën në mëngjes.

Siç raportojnë mediat serbe, ky takim pritet të mbahet në orën 8:00.

“Ky takim do të mbahët pas takimit të kreut të shtetit me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, por edhe me emisarët specialë të Berlinit dhe Parisit, Jens Plettner dhe Emmanuel Bonn, të cilët mbërritën në vendin tonë pas letra e përbashkët e Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron”, raporton B92.

Tutje thuhet se temë kryesore pritet të jenë ngjarjet në Kosovë.

“Përveç kësaj, do të diskutohet siguria energjetike dhe përgatitjet e vendit për një nga dimrat më sfidues në dekadat e fundit. Do të diskutohet edhe për luftën hibride që po bëhet kundër Serbisë dhe për sigurinë kibernetike”, thuhet tutje.

Ndryshe nga 1 shtator Kosova rifilloi masën e reciprocitetit për targa ndaj Serbisë.

Po ashtu nisi edhe reciprociteti i letërnjoftimeve marrëveshje kjo e arritur më 27 gusht mes Kosovës dhe Serbisë./SHQIP.com