Lajme Ballkan

Vuçiq: Kurti mund të shkojë në Bruksel kur të dojë, paç fat 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur se çështja e statusit të Kosovës për të ka përfunduar.

Duke komentuar deklaratën e Albin Kurtit se ai nuk do të shkojë në Bruksel vetëm për targa, por për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke, Vuçiq tha se ai mund të shkojë kur të dojë.

“Mirë. Ai mund të shkojë në Bruksel kur të dojë, dhe si të dojë, vullnetin e tij”, është shprehur Vuçiq.

Kurti ka thënë për gazetën gjermane “Frankfurter Algemeine Zeitung” se nuk do të shkojë në Bruksel për të negociuar çështjen e targave, por për hir të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila, sipas tij, duhet të arrihet para pranverës së vitit 2023, raporton Kosovaonline.

Kurti dhe Vuçiqi të hënën e shkuar dështuan të arrijnë marrëveshje për çështjen e targave ilegale të lëshuara nga Serbia.

Kurti refuzoi pajtimin pasi në të nuk u përfshi çështja që të diskutohej për marrëveshjen finale, që sipas kryeministrit të Kosovës, ishte në ftesën e bërë nga ndërmjetësit.

Dy ditë pas dështimit të takimit mes krerëve, kryenegociatorët arritën pajtim.

/Shqip.com