Lajme Ballkan

Vuçiq: Kurti do që ta hapë urën mbi Ibër për t’i dëbuar serbët nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se sot Albin Kurti ka marrë vendim për hapjen e urës mbi Ibër në mes të Mitrovicës jugore dhe veriore me vetëm një qëllim – për të dëbuar serbët nga Kosova.

“Që ta dini, sot Gauleiteri okupator në veri të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori vendim, vetëm pak ditë pas atyre zgjedhjeve të turpshme e të rreme që mbajtën, të hapë urën që ishte mburojë dhe roje e interesave të popullit tonë në veri të Kosovës, sepse përndryshe shqiptarët e jugut do ta pushtonin edhe veriun e Mitrovicës. Kjo është ideja e tyre e kahmotshme dhe për shumë vite populli ynë e kundërshtoi atë”, tha Vuçiq, raporton Tanjug.

Duke iu drejtuar qytetarëve të Sokobanjës, presidenti serb shtoi se sipas tij, Kurti e arsyeton vendimin duke thënë se nuk do geto në Mitrovicë, por qytete të hapura dhe se kështu do t’i kalojë lehtë përfaqësuesit perëndimorë, edhe pse qëllimi i tij është vetëm t’i dëbojë serbët nga Kosova.

Tutje, ai është shprehur se Serbia është një nga vendet e pakta që ka një politikë të pavarur dhe neutrale ushtarakisht dhe se e tillë do të mbetet përderisa ai të jetë president.

/Shqip.com