Lajme

Vuçiq: Kurti dëshiron dhunë dhe probleme në rajon nuk biem në grackën e tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Vuçiq: Kurti dëshiron dhunë dhe probleme në rajon nuk biem në grackën e tij

Shteti i Serbisë vlerëson se moslejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë është një grackë që është përgatitur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili synon që të nxis serbët të reagojnë dhe në këtë mënyre të shkaktohet dhuna dhe destabiliteti në rajon. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në intervistën e dhënë një mediumit serb i njohur si “TV Pink” ka thënë se moslejimi i organizimit të zgjedhjeve në vendbanimet me shumicë serbe ka për qëllim poshtërimin e tyre. 

Thotë se nuk do të bie pre e provokimeve.

“Ata duan të na tërheqin në konflikt duke thënë se jemi shërbëtore të Rusisë. Mirëpo na takon neve të mos biem pre e këtyre provokimeve. Nuk do të ketë dallime në vota mirëpo është shqetësuese pasi ka një heshtje ndaj synimit të Albin Kurtit për të shkaktuar probleme në rajon”. ka deklaruar Vuçiq.

Ka deklaruar se Serbia duhet të përpiqet të ruajë paqen dhe stabilitetin, sepse kjo është forca e saj më e madhe. Ka deklaruar se për rritjen ekonomike është bërë xheloze edhe Kroacia. “ Gazetat në Prishtinë dhe Zagreb – nuk ka dallim mes tyre. E njëjta gjë vlen edhe për mediat e Sarajevës. Serbia kurrë nuk do të jetë e vogël dhe aq e dobët sa të mos e konsiderojnë atë shumë të fuqishme dhe të madhe”. është shprehur ai.

Ndryshe Qeveria e Kosovës ka refuzuar të lejojë organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë pasi sipas tyre për këtë çështje nuk ka marrëveshje paraprake ndërmjet dy shteteve. 

Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që të bëjë kërkesë zyrtare ku kërkohet lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve. Mirëpo Qeveria e Serbisë ka refuzuar që të bëjë një gjë të tillë pasi ata nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. /Shqip.com