Lajme

Vuçiq i brengosur: Kosova pas 4 shtatorit do të fillojë lobimin për njohje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosova do ta fillojë lobimin për njohje.

Kjo pasi më 4 shtator përfundon afati 1 vjeçar në të cilën përmes Marrëveshjes së Uashingtonit, Kosova pranoi që për këtë periudhë të mos lobojë për njohje.

Komentet e tilla Vuçiq i bëri gjatë Forumit Strategjik të Bledit, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Lexo edhe:
Bajrami-Kurtit: Bëni zgjidhje për hapjen e shkollave

“Unë jam i shqetësuar për faktin, se ne morëm informacion, jo nga Miroslav Lajçak, por nga burime të inteligjencës, se Prishtina do të ndalojë plotësisht zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtator”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq në këtë Forum është takuar edhe me të dërguarin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Pos me Vuçiqin, Lajçak do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë në Bruksel në procesin e dialogut. /Shqip.com