Lajme

Vuçiq: Kam informacione që Kurti po kërkon artileri që gjuan më shumë se 10 kilometra

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po merrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ai është shprehur se ka biseduar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen për integritetin territorial të Serbisë, rreth Kosovës.

Vuçiq thotë se është e rëndësishme që Serbia të bisedojë me SHBA-në për gjithçka, qoftë për problemet në Kosovë, edhe për ekonominë apo për gjëra të tjera.

Më tutje presidenti i Serbisë thotë se ka informacione që Kurti po kërkon artileri që gjuan më shumë se 10 kilometra, raporton Kossev.

Vuçiq thotë se nuk ka dyshim se Perëndimi do ta ndihmojë Prishtinën në arritjen e njohjeve të reja.

“Jam pothuajse i sigurt se Perëndimi do të përpiqet ta përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, kjo do të ishte një fatkeqësi për Serbinë për shkak të Kosovës. Në anën tjetër, ai thotë se nuk ka dyshim” se Perëndimi po e ndihmon Prishtinën në marrjen e njohjeve të reja të pavarësisë” thotë ai.

Presidenti i Serbisë tha se nuk do të heqë dorë nga integriteti territorial dhe se do të vazhdojë rrugën evropiane të Serbisë./Shqip.com