Lajme

Vuçiq: Jam gati të jem në poligraf gjatë marrjes në pyetje të Belivukut

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Forumin ekonomik të mbajtur në Shkup

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën se është gati të lidhet me poligraf gjatë seancës për grupin e Belivukut.

“Unë jam gati ta zhvilloj atë seancë duke u bashkangjitur në poligraf, ku kam qenë një herë më parë, dhe për të parë nëse kam thënë një fjalë apo jo për secilën prej pretendimeve. Unë jam i sigurt se Vulin është gati për këtë,” theksoi ai, raporton Tanjug, transmeton Shqip.com.

Ndryshe, nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe, drejtues i së cilës është vetë Vuçiqi, Millosh Vuçeviq, tha se në Prokurorinë Publike janë dorëzuar kallëzime penale ndaj presidentit serb dhe ministrit të Brendshëm, Aleksandar Vulin.

Vuçeviq, kolegu i partisë së Vuçiqit, tha se kallëzimi penal përmban akuzat “të publikuara pjesërisht në media, dhe pjesërisht nga përfaqësuesit e ish-regjimit (opozitës)”, të cilat ndërlidhin presidentin e Serbisë dhe ministrin Vullin me grupin e Veljko Belivukut.

Prokuroria akuzon grupin e Belivukut për krimet më të rënda – ndër të tjera, vrasje dhe trafik droge./SHQIP.com