Lajme

Vuçiq: Jam betuar në Kushtetutë, s’e njoh pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një tubim me qytetarë serbë ka folur për dialogun me Kosovën dhe marrëveshjen e mundshme.

Ai ka thënë se s’do të nënshkruajë njohjen e Kosovës dhe sipas tij “s’do të ketë njohje as de facto e as de jure”.

Unë e di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Mirlsoavit. Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta nënshkruajmë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se pozita e Serbisë është shumë e vështirë aktualisht.

Situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit, vetëm disa prej nesh bëjnë sikur nuk e shohin se sa e vështirë është pozita e Serbisë”, ka thënë presidenti serb.

Ndryshe, ai ka paralajmëruar vizitë edhe në Kosovë, ka shkruar Tanjug.

Kësaj radhe do të mundohem t’i vizitoj të gjitha 25 rajonet deri në fund të vitit. Shpresoj se do të mund të shkoj edhe në Kosovë. Do të flasim me njerëz në disa vende, jam veçanërisht i lumtur që do të shkoj në Bosilegrad si president i Serbisë”, tha Vuçiq në mbledhjen e Bordit Kryesor të Partisë Përparimtare Serbe.

/Shqip.com