Lajme

Vuçiq i reagon Sveçles: Më kërcënoi, veç le të vazhdojë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka folur për ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla për të cilin tha se “e ka kërcënuar”.

Ai tha se Sveçla vetëm të vazhdojë ta kërcënojë.

 “Më ka kërcënuar mua, porositësin e Kurtit. Unë nuk kam asnjë problem me këtë. Vetëm le të vazhdojë të kërcënojë”, tha Vuçiq.

Ai tha se Serbia është duke u përballur me shumë sfida, raporton B92.

“Është e rëndësishme që ata kanë gjëra të lehta para tyre. Ata po ia dalin mirë me ndërprerjet e energjisë, është vërtet e lehtë dhe e këndshme për ta, dhe do të jetë vetëm e lehtë dhe e këndshme për ta… Epo, le të kërcënojnë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq shtoi se i pëlqente gjithmonë kur dikush i kërcënonte dhe se kurrë nuk do të donte që ata të kërcënonim dikë.

“Vetëm le të kërcënojë, le të vazhdojë, ai është shumë i rrezikshëm dhe i rëndësishëm dhe le të vazhdojë me të njëjtin ritëm”, shtoi me ironi Vuçiq.

Tutje gjkatë ditës ka reaguar edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka komentuar deklaratën e Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili një ditë më parë tha që Aleksandër Vuçiqin e presin ditë të vështira.

“Ky është kërcënim direkt ndaj presidentit Vuçiq. E dimë se ju po doni që të nxitni konflikte kundër serbëve në fund të tetorit. Por Vuçiq nuk ua ka frikën huliganëve të cilët janë të guximshëm vetëm para kamerave”, është shprehur Petkoviq në Tëitter./SHQIP.com