Lajme Ballkan

Vuçiq e akuzon Kosovën se s’dëshiron dialog

Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq në takim në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar palën kosovare se nuk dëshiron të bisedojë fare me serbët sa i përket dialogut, transmeton Shqip.com.

Kështu është deklaruar ai derisa u pyet për takimet e ardhshme në kuadër të negociatave në Bruksel, raporton agjencia serbe e lajmeve ‘Tanjug’.

I pari i Serbisë më tej komentoi deklaratën e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili u shpreh se palët nuk kanë shumë interesim dhe besim në dialog – për çka Vuçiq tha se “Serbia dëshiron dialog, por jo Kosova”.

“Jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshjen për të zhdukurit. Duam rezultate, por mund të them zyrtarisht se Prishtina nuk dëshiron të bisedojë me ne fare”, ka thënë ai, duke shtuar se Kosova s’e ka respektuar asnjë marrëveshje të mëhershme. /Shqip.com