Vuçiq do të pritet me protesta në Tiranë
Publikuar:
(20.12.2021 09:43:23)
Në Tiranë, sot – presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të pritet me protesta.
Këtë protestë e ka thirrur Sali Berisha për (siç) ka thënë ai kundërshtimi i “mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit anti-kombëtar Rama-Vuçiç”.
Kjo protestë zhvillohet nga ora 16:00, fillimisht njerëzit do të grumbullohen para selisë së Partisë Demokratike për të shkuar më pas në drejtim të kryeministrisë.
Aty, Rama-Vuçiq-Zaev pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.
Por, Policia sipas protokollit do të marrë në mbrojtje objektet e rëndësishme në Tiranë.
Protesta në fjalë nuk mbështetet nga demokratët e krahut të Lulzim Bashës.
Madje, as Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri nuk ka ofruar mbështetje. /SHQIP.COM