Lajme

Vuçiq diskuton me kryeministrin spanjoll edhe për dialogun Beograd-Prishtinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.

Ashtu siç njofton Vuçiq, përmes postimit në rrjetin social Instagram, të dy kanë biseduar për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe bashkëpunimin ekonomik midis Serbisë dhe Spanjës.

Bisedë shumë e rëndësishme dhe e mirë me Pedro Sanchez. Mikun e sinqertë të Serbisë e njoftova me ecurinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, e falënderova për përkrahjen, si dhe për respektimin e normave të së drejtës ndërkombëtarë. Biseduam gjithashtu edhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik midis Serbisë dhe Mbretërisë së Spanjës”, ka shkruar presidenti serb, Vuçiq.

/Shqip.com