Lajme

Vuçiq bisedon me Blinken, kërkon lirimin e serbëve të arrestuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur në telefon me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken.

Në këtë bisedë Vuçiq ka thënë të ketë kërkuar lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar nga Policia e Kosovës.

“I thash [sekretarit Blinken] që Serbia po sillet me seriozitet dhe përgjegjësi, por që edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë arrestuar qytetarë serbë arbitrarisht për çdo ditë, ku dhe kërkova lirimin e të gjithë serbëve. Po ashtu theksova që duhet dorëheqje e menjëhershme e kryetarëve dhe largim nga katër objektet komunale në veri, sikurse edhe tërheqjen të njësive speciale, si një çelës për qetësim të situatës”, është shprehur Vuçiq.

Kjo bisedë telefonike mes Vuçiqit dhe Blinkenit vjen në mes të përpjekjeve diplomatike nga komuniteti ndërkombëtar për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

/Shqip.com