Lajme Ballkan

Vuçiq: Besoj se ndërkombëtarët mund ta çojnë Prishtinën t’i zbatojë marrëveshjet

Foto marrë nga Tanjug

Ka përfunduar takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Pas takimit, Vuçiq tha se shtetet që kanë ndikim te Kosova, mund ta çojnë të njëjtën që t’i zbatojë marrëveshjet e dakorduara.

“Dua të besoj se pjesa e bashkësisë ndërkombëtare që ka ndikimin më të madh në Prishtinë ka edhe mekanizma që mund të çojnë në realizimin përfundimtar të obligimeve që Prishtina i ka pranuar dhe nënshkruar më shumë se një dekadë më parë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

“Thashë se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj dhe mbi të gjitha formimin e Asosacionit në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiq.

Tutje, ai tha se “që nga dita e parë, Serbia ka qenë një partner konstruktiv, konsistent dhe i besueshëm në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit të të gjithë rajonit”.

/Shqip.com