Lajme Ballkan

Vuçiq: BE duhet t’i japë një përgjigje refuzimit të Kosovës për formimin e Asociacionit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Bashkimi Evropian duhet që t’i japë një përgjigje refuzimit të Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, transmeton Shqip.com.

Sipas tij, refuzimi i Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, “flet më shumë për ta sesa për Beogradin”, raporton Tanjug.

Lexo edhe:
Petkoviq pasi Osmani tha se “Serbia është kanceri i Evropës”: Deklarata e saj është kancerogjene

“Refuzimi i Prishtinës për të përmbushur atë që ishte rënë dakord me marrëveshjen e Brukselit dhe arroganca e politikanëve atje flet më shumë për ta sesa për Beogradin dhe se Bashkimi Evropian duhet t’i japë përgjigje refuzimit të tyre për të zbatuar Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë Vuçiq.

Teksa u pyet se a do të komentojë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se “nuk do ta ndryshojnë Kushtetutën për Asociacionin” dhe “Serbia është kanceri i Evropës”, Vuçiq tha se kjo është çështje e Evropës./SHQIP.com