Lajme Ballkan

Vuçiq ankohet për tekstin e ri të planit franko-gjerman

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, gjatë ditëve të fundit ia ka dorëzuar tekstin e plotësuar të planit franko-gjerman palës kosovare dhe asaj serbe.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka deklaruar se teksti i ri i propozimit franko-gjerman që kanë marrë palët nuk është përmirësuar në pjesët ku Serbia e konsideron se duheshin bërë përmirësimet.

Sipas tij, evropianët nuk i kanë përmbushur kërkesat e Serbisë që janë bërë sa i përket dokumentit të propozuar muaj më herët.

“Ne jemi të gatshëm të flasim, nuk refuzojmë asgjë paraprakisht, përveçse e kemi bërë të qartë me shkrim, jo ​​vetëm verbalisht, se cilat janë vijat tona të kuqe dhe çfarë nuk mund të pranojmë.

Ne jemi të gatshëm të flasim, jemi gati për zgjidhje kompromisi dhe ne do të vazhdojmë të flasim”, ka thënë Vuçiq.

/Shqip.com