Lajme Ballkan

Vuçiq ankohet: Ndërkombëtarëve ju intereson vetëm interesi i Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendin e pret një nga vitet më të vështira të historisë moderne, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht.

Në një deklaratë për gazetarët në Davos, Vuçiq tha se Serbinë e presin kohë të vështira, veçanërisht duke pasur parasysh bisedën politike që ka pasur me Miroslav Lajçak.

“Gjithçka që kam dëgjuar, askush nuk dëshiron të dëgjojë apo të shohë se ka një pikëpamje tjetër, e vetmja gjë që i intereson është Kosova e pavarur. Kemi një vit vendimtar para nesh, kështu që është sigurisht një nga më të vështirët në historinë tonë”, tha presidenti serb.

Vuçiq tha se Rezoluta e Parlamentit Evropian për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me BE-në, e cila u miratua sot, është hipokrite dhe se pjesa që ka të bëjë me Kosovën është shumë më e keqe.

“Megjithatë, kërkohet intensifikimi i dialogut në bazë të njohjes reciproke, që të dënohen një sërë lëvizjesh përshkallëzuese nga Serbia, të cilat përfshijnë bllokada të paligjshme, sulme dhe kërcënime për veprime ushtarake, se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se Anëtarët e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë këtë”, tha ai.

Presidenti serb, tha se marrëveshja me Prishtinën mund të arrihet pasnesër dhe jo siç pretendon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Tanjug.

Vuçiq po e përfaqëson Serbinë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës.

/Shqip.com