Lajme Ballkan

Vuçiq: Akti i mbrëmshëm ishte terrorist, do ta çarmatosim Serbinë

Aleksandar Vuçiq - President i Serbisë
Aleksandar Vuçiq - President i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në gjashtë muajt e ardhshëm do të punësohen 1200 policë të rinj nëpër shkolla të vendit.

Duke folur për sulmin në afërsi të Mlladenovacit, në të cilin humbën jetën tetë persona, ai tha se ishte një “akt terrorist” dhe se “zuzari nuk do ta shohë më kurrë dritën e ditës”, se “nuk do të dalë nga burgu”.

“Të gjithë njerëzit që kanë armë, që janë rreth 400 mijë njerëz, do t’i nënshtrohen një auditimi”, tha ai.

Në emër të tij dhe në emër të të gjithë anëtarëve të Qeverisë, ai shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve në mënyrë kriminale nga rrethina e Mlladenovcit.

Qeveria, tha ai, do të nxjerrë një vendim me të cilin do të udhëzojë MPB-në serbe që të përgatisë ndryshime urgjente në ligjin për armët, në mënyrë që të shtrëngohen kushtet për mbajtjen e armëve të shkurtra.

“Të gjithë ata që kanë armë, nuk e kam fjalën për armë gjuetie, janë rreth 400 mijë njerëz – do t’i nënshtrohen një auditimi, nuk do të mbeten më shumë se 30 deri në 40 mijë copë. Ne do të bëjmë çarmatimin pothuajse të plotë të Serbisë dhe dënimet për armëmbajtje pa leje do të jenë të mëdha, thuajse do t’i dyfishojmë”, tha ai.

Ai thotë se me urdhrin e MPB-së, të gjithë ata persona që i dorëzojnë armët ilegale brenda një muaji,  do të kalojnë pa pasoja, shkruan Kuris.rs.

“Nëse nuk i dorëzojnë – do t’i gjejmë dhe pasojat do të jenë të tmerrshme për ata njerëz”, tha presidenti serb, Vuçiq.

/Shqip.com