Lajme Ballkan

Vuçiç quajti Tajvanin pjesë të Kinës, deputeti gjerman: Serbia s’ka shans që të jetë në BE

Reinhard Bütikofer, eurodeputeti gjerman, ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në të cilën shprehet se “Tajvani është Kinë”.

Bütikofer u shpreh i prerë se shteti serb nuk ka shans që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian me qëndrime të tilla, duke thënë se presidenti serb po luan rolin e tij të preferuar ndaj regjimeve diktatoriale.

Me marrjen e tij në pozicione të tilla, unë mund të parashikoj në më pak se pesë sekonda se cilat janë shanset e tij për ta futur Serbinë në BE, Zero”, shkruan ai.

Çfarë deklaroi Vuçiç
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar çështjen e Tajvanit për Kanalin informativ në gjuhën angleze të Rrjetit Global të Televizionit Kinez (CGTN), në pronësi shtetërore.

Në videon e publikuar nga CGTN në rrjetet sociale, Vuçiç thotë:

Tajvani është Kinë dhe varet nga ju se çfarë, kur dhe do të veproni në lidhje me këtë, pikë.

Ju i merrni vendimet tuaja.

Dhe gjithmonë do të keni mbështetje nga Serbia“.

Me këtë deklaratë, Vuçiç mbështet por edhe nxit çfarëdolloj forme reagimi nga qeveria kineze, përfshirë edhe atë ushtarake ndaj ishullit të pavarur të Tajvanit që refuzon të jetë nën sovranitetin e Pekinit.

/Shqip.com