Lajme

Vuçiq arrin në Tiranë nën masa të forta sigurie

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbërritur në Elbasan nën masa të forta sigurie.

Më herët, aty kanë arritur edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe mikpritësi Edi Rama, për darkën zyrtare dhe pjesën e parë të agjendës dyditore të takimit të radhës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Agjenda paraprake parashikonte fillimisht akomodim në Hotelin Rogner e më pas nisjen drejt Elbasanit.

Për arsye sigurie nga situata e krijuar prej manifestimit të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berishës, u bë ky ndryshim në agjendë.

Lexo edhe:
Rama: Në Beograd kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës

Sipas Top Channel, në këtë takim të radhës të “Open Balkan” do të diskutohen e miratohen pesë marrëveshje.

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrëveshje Shqipëri-Maaedoni e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

Po ashtu është planifikuar edhe mbajtja e Forumit Rajonal pët Agrikulturë dhe Bashkëpunimin Rajonal.

Konkluzionet e këtij takimi të “Open Balkan” pritet të bëhen publike nga Rama, Zaev dhe Vuçiq rreth orës 13:00 të së martës./SHQIP.com