Lajme Ballkan

Vuçeviq: Serbia është e gatshme për marrëveshje, por kjo nuk do të thotë lëvizjen e vijave të kuqe

Mesto: Beograd Datum: Sun Oct 23 14:57:49 CEST 2022 Dogadjaj: POLITIKA - izjava za novinare visokog funkcionera Srpske napredne stranke Miloša Vucevica posle sednice Glavnog odbora SNS Fotoreporter: Zoran Mrda Licnosti: Miloš Vucevic Izvor: FoNet

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq ka thënë se qytetarët e Serbisë nuk duhet të kenë frikë nga situata në Kosovë, duke treguar se Beogradi është i gatshëm për marrëveshje, por se kjo nuk do të thotë zhvendosje e “vijave të kuqe”.

Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron që kjo të kthehet në formatin e dialogut, duhet të ndalet me një sërë lëvizjesh irracionale të administratës së Albin Kurtit. Serbët nuk i vendosën barrikadat pa arsye, por për shkak të një sërë lëvizjesh Prishtinë”, tha Vuçeviq.

Ai shtoi se mbrëmë presidenti, Aleksandar Vuçiq është nisur me vonesë për të vizituar ushtarët në Rashkë dhe për t’u takuar me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në atë lokacion.

“Ishte shumë dinamike. Ato bisedime mes presidentit Vuçiq dhe përfaqësuesve të serbëve në Kosovë janë miqësore, por janë komplekse, sepse edhe rrethanat janë shumë sfiduese. Presidenti i tregoi atyre se çka po bënë Serbia për të shpëtuar Kosovën”, theksoi Vuçeviq.

Ai shton se Ushtria Serbe është e gatshme të kryejë çdo detyrë dhe se nëse presidenti si komandant i përgjithshëm jep urdhër, ushtria do të reagojë.

/Shqip.com