Art Jetese

Vuani shpesh nga ngërçet e këmbëve gjatë natës? Ja kur duhet të shqetësoheni

Ngërçet shkaktohen nga tkurrja e muskujve dhe më së shpeshti ndodhin në këmbë, por mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të trupit.

Kjo mund të ndodhë si pasojë e ndryshimeve të temperaturës, për shkak të mos pirjes së mjaftueshme të ujit, pas qëndrimit për një kohë të gjatë në këmbë, për shkak të mungesës së kalciumit dhe magnezit, por edhe si pasojë e sëmundjeve të rënda, si diabeti, hipertensioni, sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, por edhe depresioni.

Disa studime kanë treguar se ngërçet mund të shfaqen pas marrjes së medikamenteve të caktuara të astmës, si dhe te gratë shtatzëna. Në studime të shumta, thuhet se deri në 60% e njerëzve e kanë pasur këtë përvojë të paktën një herë në jetën e tyre dhe se më së shpeshti shfaqet te personat mbi 50 vjeç. Gjithashtu, ato shfaqen më shpesh në verë sesa në dimër.

Parandalimi

Disa studime kanë treguar se shtrirja në të vërtetë ndihmon. Ka edhe 59% më pak shanse që të përjetoni spazma muskulore në gjumë, nëse bëni ushtrime rregullisht.

Gjithashtu, është e rëndësishme të përfshini sasi të mjaftueshme të magnezit në dietën tuaj (gjendet në bizele, fruta të thata, drithërat dhe perimet me gjethe jeshile), por edhe më efektive është marrja e një sasie të madhe të lëngjeve.

Gjithashtu duhet të shmangni alkoolin, si dhe pijet me kafeinë.

Çfarë duhet të bëni kur keni një ngërç

Disa metoda mund t’ju ndihmojnë të kaloni më lehtë simptomat e pakëndshme. Bërja e një dushi të ngrohtë ose masazhimi i një muskuli të lënduar ndihmon.

Këshillohet edhe vendosjen e akullit, por duhet të keni kujdes me këtë. Ekspertët nuk e rekomandojnë këtë metodë nëse vuani nga variçet në vena ose ateroskleroza dhe akulli nuk duhet të aplikohet asnjëherë direkt në lëkurë, por mbi një leckë.

Ilaçet kundër dhimbjeve ndihmojnë, por nuk duhet t’i merrni pa një rekomandim.

Nëse, preferoni zgjidhje natyrale, provoni aromaterapinë. Disa vajra, të tilla si mente ose livando, mund t’ju ndihmojnë të luftoni ngërçet. Qëllimi i Aromaterapisë është t’ju relaksojë pas një dite të vështirë, dhe për rrjedhojë të relaksojë të gjithë muskujt e trupit.

Mund të provoni edhe xhel të ndryshëm me efekt ftohës ose ngrohës, në varësi të asaj që preferoni.

Kur shfaqet një ngërç, sado e pakëndshme të jetë, përpiquni të drejtoni këmbën dhe lëvizni.

Është e rëndësishme të theksohet se duhet të kontaktoni mjekun tuaj nëse ngërçet shfaqen shpesh, në mënyrë që të mund të reagoni në kohën e duhur dhe të gjeni zgjidhjen më të mirë për problemin tuaj.

/Shqip.com