Lajme

Vritet një shqiptar në Gjermani

Në 42-vjeçar me prejardhje shqiptare është ekzekutuar me armë në qendër të qytetit të Krefeld në veriperëndim të Dyseldorfit.

Viktima ishte me biçikletë në pjesën jugore të qytetit kur u qëllua nga disa të shtëna pak para orës 20:00.

Po ashtu është bërë e ditur se Autori ose autorët mësohet se e kanë qëlluar në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër, raporton BILD.

“Kishte një vrasje”, ka konfirmuar deri tani një zëdhënës i policisë. Më pas policia ka rrethuar vendin e krimit.

Deri më tani nuk ka asnjë arrestim.

/Shqip.com