Lajme

Vritet një person në Sarandë, arsyeja dyshohet të jetë për një vend parking

Vrasja në Sarandë

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se një 41 vjeçar nga Tepelena është vrarë me thikë në Sarandë nga një 24 vjeçar.

Shkak i mosmarrëveshjes dyshohet të jetë sherri për një vend parking.

“Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Menjëherë pas konfliktit i riu është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po bën përpjekje për  arrestimin e tij./SHQIP.com