Lajme

Vritet një nxënës në Gramsh të Shqipërisë

Policia shqiptare. Ilustrim
Policia shqiptare. Ilustrim

Një nxënës i moshës 15-vjeçare është vrarë në Gramsh të Shqipërisë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në ambientet e shkollës, ku janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin 5 nxënës të klasës së 9-të.

Në konflikt e sipër është plagosur me thikë 15-vjeçari me iniciale F.B., i cili ka humbur jetën në spital nga plagët e marra.

Po ashtu, një tjetër nga nxënësit e përfshirë në konflikt ka mbetur i plagosur, gjendja e të cilit nuk dihet ende. Katër adoleshentët, mes tyre dhe autori, E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç janë shoqëruar në komisariat, të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre, raportojnë mediat në Shqipëri.

/Shqip.com