Lajme

Vritet nga snajperët rusë gazetari ukrainas i “La Repubblica”

Sot, korrespondenti ynë Corrado Zunino dhe kolegu i tij Bogdan Bitik ishin viktima të një prite pranë urës në Kherson nga snajperët rusë, tha La Repubblica. Foto: Thibault Camus/AP
Sot, korrespondenti ynë Corrado Zunino dhe kolegu i tij Bogdan Bitik ishin viktima të një prite pranë urës në Kherson nga snajperët rusë, tha La Repubblica. Foto: Thibault Camus/AP

Një gazetar ukrainas që punon për gazetën italiane “La Repubblica” është qëlluar për vdekje nga snajperët rusë në jug të Ukrainës.

“La Repubblica” shkruan se viktima është identifikuar si Bogdan Bitik, babai i një fëmije. Ndërsa, u plagos kolegu i tij italian, Corrado Zunino, i cili aktualisht po merr mjekime në spitalin në Kherson.

“Sot, korrespondenti ynë Corrado Zunino dhe kolegi i tij Bogdan Bitik ishin viktima të një prite pranë urës në Kherson nga snajperët rusë në Ukrainën jugore. Bitik për fat të keq nuk ia doli dhe vdiq: ai la pas gruan dhe një djalë. Corrado, i cili u plagos në shpatull, ndodhet në spitalin civil në Kherson”, ka deklaruar La Repubblica.

Për ngjarjen ka reaguar edhe  ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili tha se ministria e tij dhe ambasada italiane në Kiev po punonin me autoritetet ukrainase për kthimin e Zunino në Itali.

Të paktën 12 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit dhe 18 janë plagosur, sipas Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve. Shumica e tyre ishin ukrainas.

Në maj të vitit 2022, gazetari francez Frédéric Leclerc-Imhoff, 32 vjeç, u vra pasi një automjet i blinduar evakuimi në të cilin po udhëtonte u godit nga predha ruse në qytetin Sievierodonetsk në Ukrainën lindore.

/Shqip.com