Lajme

Vritet me armë zjarri një 13 vjeçar në Shqipëri

Gjuajtje me armë zjarri
Gjuajtje me armë zjarri

Një 13-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Gernac pranë Qarkut të Dibrës në Shqipëri, transmeton Shqip.com.

Ngjarja është raportuar gjatë mesnatës në policinë e Qarkut të Kurbinit.

Siç raportohet në mediat vendore, viktima së bashku me dy fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal dhe kanë gjetur armën e zjarrit. Pasi kanë dërguar bagëtitë në stan kanë filluar të luajnë me armën.

Dyshohet se arma ka qenë e mbushur dhe si pasojë gjeti vdekjen 13-vjeçari, raporton “OraNews”.

Fshati Gernac është në kufirin ndarës mes Matit dhe Kurbinit dhe përfshihet në qarkun e Dibrës, ndaj dhe mësohet se hetimet për ngjarjen po kryehen pikërisht nga policia e Dibrës. /Shqip.com